Rreth nesh.
Kemi nderin të ndajmë me ju historinë tonë në pak rreshta.
Aktiviteti ynë ka nisur në vitin 2006 si një biznes familjar, me një pikë të vogël shitjesh me pakicë të veshjeve intimo. Qysh atëherë fuqia jonë ka qenë skurpuloziteti me të cilin zgjidhnim produktet në cilësi dhe çmim si edhe transparenca me klientët. Pasi ky aktivitet vijoji për disa vite ne vendosëm që të shtonim sasinë dhe gamën e produkteve dhe të ofronim shitjen me shumicë ndaj bizneseve në të gjithë Shqiperinë. Duke parë trendin në rritje të shitjeve online, vendosëm që ta përqafonim edhe ne këtë risi duke ndarë një pjesë të biznesit dhe duke i dhënë atij një drejtim të ri. Tashmë e themi me bindje që kemi krijuar besim te shumë klientë.
Pinky Albania është e hapur gjithnjë për bashkëpunime apo sugjerime.
pinkyalbania.onshop@gmail.com ky email është për ju!
Faleminderit përzemërsisht!
Numri unik i identifikimit të subjektit M31305032T
Vendi i ushtrimit të aktivitetit Tirane Tirane KASHAR Rruga Loni Ligori, Zona Kadestrale 3866, Nr i Pasurise se Njesise 216/191, Kodi Unik 3866060183
